Rajon & Botë

Dramë në Bruksel, policia ndjek veturën me eksploziv në rrugë

Policia belge ka shtënë ndaj një veture në lagjen Molenbek dhe ka ftuar njësinë për deminim, pasi që vozitësi tha se në automjet ndodhej një sasi eksplozivi.

Prokuroria federale belge dhe policia lokale tash për tash nuk janë prononcuar lidhur me rastin, transmeton Reuters.

AP transmeton se fillimisht në rrugë policia kishte ndjekur një automjet, pas ndalimit të të cilit ka arrestuar vozitësin.

Mediat raportojnë se automjeti ishte me tabela gjermane.

“Kemi nxjerrë jashtë vozitësin dhe ai menjëherë na ka thënë se në automobil ndodhet eksploziv”, tha një zyrtar i policisë për RTL e Belgjikës.

Molenbek, lagje e varfër me numër të madh banorësh me origjinë nga Maroku, është bërë famëkeq pasi që selia e Shtetit Islam në këtë pjesë të Brukselit organizoi sulme vetëvrasëse në Paris, në nëntor të vitit 2015.

Përveç kësaj, 32 persona janë vrarë në Bruksel në sulmet terroriste gjatë vitit 2016, transmeton KosovaPress.