Sport

Drita merr trajnerin e mirënjohur shqiptar?

Drita ka nisur të mendojë për ta gjetur zevendesuesin e Bekim Isufit në postin e trajnerit
Meqenëse në Kosovë nuk ka trajner të lirë për Dritën, drejtuesit e klubit kanë hedhur sytë në Shqipëri.

Në pole position për ta është i mirënjohuri, Shpëtim Duro, ish trajner i Shkëndijës së Tetovës dhe shumë skuadrave në Shqiperi.

“Deri më tani nuk jam kontaktuar, por ka pasur kohë më parë disa bisedime”, ka thënë shkurtazi për “GazetaOlle.com”, Duro.

Kryetari i klubit, Valon Murseli i ka thënë Gazetës Olle se ende nuk kanë kontaktuar asnjë trajner.

Duro së fundi drejtoi Flamurtarin e Vlorës.