Rajon & Botë

Drogë me vlerë rreth 800 milionë dollarë, konfiskohet nga policia

Policia australiane në një operacion në bregun perëndimor ka konfiskuar një sasi rekorde të drogës, 1,2 tonë metamfetamin në vlerë prej më shumë se një miliard dollarë australian, gjegjësisht 772 milionë dollarë amerikan, kanë publikuar të premten autoritetet australiane.
Policia të enjten ka arrestuar tetë persona në Geraldton në bregun perëndimor të Australisë, rreth 400 kilometra në veri të Perthit, derisa shkarkoheshin kutitë me drogë nga anija “Valkoistan” në një kombi.

Tre persona janë arrestuar në kombi, tre në anije derisa dy të tjerë pritnin në një hotel në Perth. Policia ka thënë se grupi kriminal është nga Australia.

Zyrtari i policisë federale australiane Leanne Close ka thënë se ky ishte operacion i gjatë në të cilin ishin përfshirë disa agjenci të sigurisë.

Kjo është sasia më e madhe e metamfetaminës të konfiskuar në Australi.

Në fillim të këtij viti në Melburn janë konfiskuar 903 kilogram i këtij lloji të drogës.