ShowBiz

Dua bashkë me të dashurin festojnë Pashkët në park

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, që nga fillimi i vitit ka pasur shumë angazhime ku nuk munguan as sukseset e shumta.

Dua ka kohë që është në lidhje me Isaac Carew, bashkë erdhën edhe në festivalin Sunny Hill që u mbajt në Kosovë.

Çifti sot vendosi që ta kalojë bashkë mëngjesin e Pashkëve, në një park ku morën edhe rreze dielli.

“Mëngjesi i Pashkëve në piknik”, ka qenë mbishkrimi që ia ka lënë videos.