ShowBiz

Dua Lipa dhe Bebe Rexha nominoheh në të njëjtën kategori në “Video Music Awards”

Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë shënuar edhe një sukses në karrierë.

Dua Lipa ka njoftuar fansat e saj se është nominuar në një kategori në eventin muzikor “MTV Video Music Awards”, shkruan lajmi.net.

Ajo u nominua në kategorinë “Best Dance” me këngën “Electricity”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Silk City.

Po në këtë kategori është nominuar edhe një tjetër shqiptare, bëhet fjala për Bebe Rexhën, e cila u nominua me këngën “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chansmokers.

Mbetet të shihet nëse dy artistet e njohura shqiptare do të arrijnë të triumfojnë në këtë kategori në eventin prestigjioz të industrisë së muzikës. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli