ShowBiz

Dua Lipa vishet në të kaltrat për nderë të kësaj dite të veçantë

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është një emër që ka ndikim të madh.

Çdo veprim i saj është në fokus të mediave botërore, por 23 vjeçarja kujdeset që me ndikimi e saj të arrijë të përçoj mesazhe pozitive dhe që ndihmojnë në kauza të ndryshëm, shkruan Indeksonline.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe këtë herë përmes një postimi në llogarinë e saj në ‘Instagram’.

Dua ka publikuar një imazh ku shihet e veshur e tëra në të kaltra dhe këtë e ka bërë për nderë të ditës botërore të fëmijëve.

“Përsëri në Londër për të realizuar një fotosesion, por nuk kam harruar që të vishem në të kaltra për Ditën Botërore të Fëmijëve, dua që të gjithë të visheni me këtë ngjyrë dhe ti bashkoheni Unicef-it dhe të iu ndihmojmë fëmijëve të kenë një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Dua.

Ndryshe, këngëtarja shqiptare së fundi morri pjesë në koncertin e Romës për të shënuar vitin e Skenderbeut.