Aktuale

Duke pritur në kolonë merr flakë vetura në Jarinjë

Një veturë derisa kishte qenë duke pritur në kolonë në pikën kufitare të Jarinjës është kapluar nga flakët dje pasdite.

Policia e Kosovës kur ka vërejtur tymin ka intervenuar fillimisht duke i larguar nga vendi i ngjarjes tre persona që ishin brenda në veturë, pastaj me anë të një mjeti zjarrfikës ata janë munduar ta fikin zjarrin por nuk kanë mundur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit ndërsa shoferi i veturës nuk ka dyshuar në askënd për shkaktim të zjarrit.

Sipas njoftimit nga PK, nga ky incident nuk është raportuar për të lënduar. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli