Shëndetësi

Dy gota birrë janë më të mira për lehtësimin e dhimbjeve sesa paracetamoli

Sipas disa hulumtimeve të reja, konsumimi i dy gotave birrë është më efektiv në lehtësimin e dhimbjeve sesa pirja e ilaçeve kundër dhimbjeve.

Përgjatë 18 studimeve të ndryshme, hulumtuesit nga Universiteti i Greenwich-it kanë zbuluar se konsumimi i dy gotave birrë mund t’i lehtësojë dhimbjet për 15 për qind.

Duke e ngritur nivelin e alkoolit në gjak për 0.08 për qind, trupi juaj do të jetë më aftë t’i rezistojë dhimbjeve të ndryshme fizike.

Megjithatë, shkencëtarët tregojnë se ende nuk është e qartë në qoftë se alkooli i zvogëlon ndjenjat e dhimbjes për shkak se ndikon në receptorët e trurit apo sepse e zvogëlon shqetësimin, gjë e cila na bën të mendojnë se dhimbja nuk është aq e keqe.

Vlen të ceket se ekspertët nuk rekomandojnë më shumë se gjashtë gota birrë në javë, apo 175 ml gota me verë.

the authorE B