Aktuale

Dy meshkuj dhe një femër lëndohen në një aksident në Mitrovicë

Në Shipol të Mitrovicës, raportohet se një person duke vozitur me veturën e tij ka goditur një veturë tjetër të cilën po e drejtonte një femër, thuhet në raportin e PK-së, transmeton Gazeta Express.

Si pasojë e aksidentit dy meshkuj dhe një femër kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.