Rajon & Botë

Dy të rinj shqiptarë vdesin pas zjarrit në një banesë në Belgjikë

Ditën e premte një zjarr i rënë në zonën e Dilbeek në Bruksel u mori jetën dy të rinjve shqiptarë.

Mësohet se të vdekur mbetën Pelivan Hysaj nga Berati, 24 vjeç dhe 23 vjeçari Venedik Pirushi nga Durrësi.

Alain Habils, zëdhënës i zjarrfikësve në zonën Flemish Brabant West tha se viktimat janë me origjinë shqiptare.

Shkaku i incidentit ende nuk dihet.

“Është një ndërtesë e ndarë në tri banesa, kur zjarrfikësja e parë mbërriti në vendin e ngjarjes disa minuta pas telefonatës, flakët ishin përhapur gjithëandej.

Dy banesat e tjera të ndërtesës nuk u dëmtuan”, tha Segers për mediat vendase.

the authorBurbuqe Metolli