Aktuale

Dy vajza tentojnë të vetëvriten në Shqipëri

Dy vajza të reja kanë tentuar vetëvrasjen në Shkodër dhe Lezhë, e ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Burimet e Policisë bëjnë me dije për “Panorama” se në fshatin Berdicë, Shkodër, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia G.GJ, vjeç 23, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa në Shëngjin, në banesën e saj, shtetësia A.D, vjeç 24, ka përdorur mbi dozë medikamentesh mjekësore, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.