Aktuale

Dy vjet burg për gjinekologun maqedonas për mitëmarrje

Gjinekologu i njohur maqedonas Marjan Stojkovski, i cili ka qenë edhe drejtor i Klinikës për gjinekologji dhe akusheri, është dënuar me dy vjet burg për shkak të marrjes së mitës, njoftuan mediat maqedonase.

Atij gjithashtu iu ndalua ushtrimi i profesionit në kohëzgjatje prej një viti prej hyrjes në fuqi të vendimit.

Ky aktvendim, i treti që nga viti 2010, kur Stojovski u arrestua nën dyshimin e marrjes së ryshfetit prej 120.000 denarë (2 mijë euro), vjen pas vendimit të gjykatës për dënim me burg prej dy vjet, të cilin mbrojtja e ankipmoi, ndërsa Apeli ia shtoi dënimit edhe ndalesën për ushtrimin e profesionit për një vit.

Burri i gruas së sëmurë tri herë i ka dhënë mjekut nga 40 mijë denarë, gjë që është dokumentuar. Paratë e shënuara janë gjetur në zyrën e Stojovskit menjëherë pas takimit me njeriun i cili pagoi për operacionin e gruas së tij. I janë gjetur edhe 7 mijë denarë që dyshohet se janë nga këstet e mëparshme.