Sport

Dybala merr fanellën me numrin 10 te Juve

Futbollisti argjentinas ka marrë numrin ikonë te bardh-e-zinjtë.

Paulo Dybala do të jetë numri 10 i ri i Juventusit. Ky lajm është nga konfirmuar nga klubi përmes rrjeteve sociale.

Argjentinasi, i cili deri më tani kishte mbajtur në fanellë numrin 21, shihet nga drejtuesit si trashëgimtari i denjë i numrit 10, që gjithmonë është mbajtur nga kampionë të mëdhenj, i fundit ka qenë Paul Pogba, transmeton KosovaPress.

Klubi kishte menduar që numrin 10 t’ia besonte blerjes së re Federico Bernardeschit, por lojtari që erdhi nga Fiorentina nuk e pranoi, duke thënë se këtë numër duhet ta meritonte më parë.