Rajon & Botë

E dini çfarë do të ndodhë me anglishten, gjuhën zyrtare të BE-së?

Nëse nuk është Anglia, nuk është as anglishtja. Gjuha angleze është një ndër 24 gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian sepse Mbretëria e Bashkuar e ka gjuhën e vet zyrtare, ka thënë Danuta Hubner, kryetarja e Komitetit Kushtetues të Parlamentit Evropian (AFCO).

Por kur Britania të dalë nga BE, anglishtja do ta humbasë statusin e saj, pasi është i vetmi shtet që e ka deklaruar si gjuhë zyrtare.

“Ne kemi një rregullore…çdo shtet i BE ka të drejtën të vendosë një gjuhë zyrtare. Irlandezët kanë deklaruar keltishten (Gaelic) dhe maltezët gjuhën malteze, kështu që kemi vetëm Mbretërinë e Bashkuar që ka deklaruar anglishten”.

Anglishtja është një nga gjuhët e punës në institucionet evropiane. “Aktualisht është gjuha dominante”, ka thënë Hubner, ajo që përdoret më shpesh nga punonjësit civilë të BE-së.

Rregullorja që liston gjuhët zyrtare të BE-së duhet të ndryshohet unanimisht nga shtetet e tjera nëse duan ta mbajnë anglishten si një nga gjuhët zyrtare, ka thënë Hubner.

Megjithatë, një burim i BE shpjegoi që rregulloret që mbulojnë gjuhët zyrtare, janë vetë, subjekt i më shumë sesa një përkthimi. Rregullorja e vitit 1958 që mbulonte gjuhët zyrtare të BE-së, e cila ishte shkruar fillimisht në frëngjisht, nuk e thotë qartësisht nëse një shtet anëtar, Irlanda ose Malta të themi, mund të kenë më shumë sesa një gjuhë zyrtare, thotë një burim i BE-së.

Interpretimet e fjalëve në frëngjisht lënë të hapur mundësinë që kjo të ndodhë, ndërsa version në anglisht duket sikur e përjashton.