Kuriozitete

A e dini pse Iphone ju lejon ta shtyni alarmin për vetëm 9 minuta?

Çdo mëngjes kur cingëron alarmi, na duhen edhe pesë minuta gjumë – por telefonat iPhone lejojnë ta shtyni alarmin vetëm për nëntë minuta. Pse pikërisht ashtu?

Përgjigjia nuk ka lidhje me ciklin e gjumit. Arsyeja për këtë është që Apple i kushton rëndësi historisë së orave. Orat e vjetra kanë pasur susta të rënda të cilat ka qenë vështirë të rregullohen saktë për dhjetë minuta. Prandaj, kanë arritur t’i rregullojnë për më pak, gjegjësisht, nëntë minuta.Kjo ka qenë nl vitet e 1950ta. Pastaj, pasi janë shfaqur orat digjitale ka qenë më lehtë të kodohet shtyrja prej nëntë minutave. Është dashur vetëm të merret numri i fundit i alarmit (për shembull, 5), të zbritet një (bëhet 4) dhe të vendoset alarm i ri i cili do të cingërojë herën e ardhshme kur ai numër është i fundit. Kështu, alarmi do të cingëronte në 66-45, pastaj 6-54. Apple vazhdon traditën.Por, ekziston edhe një teori. Thuhet që shpikja e orëve hibride-elektronike me ekran rrëshqitës është arsyeja për zgjatjen nëntëminutëshe të alarmit.Ndoshta edhe Apple mendon që koha prej nëntë minutave është ideale që të kthjelleni dhe të ngriheni nga krevati.