ShowBiz

A e dini se “Drenicaku” i “O sa mirë” dikur ishte model ?

Sot është nga emrat më të njohur dhe të pëlqyer të ekranit shqiptar.

Aktori Jeton Zogjani dashurinë e publikut e mori falë rolit të “Drenicakut” në serialin më të ndjekur momentalisht në televizionet shqiptare, serialin “O sa mirë”.

Por a e dini se dikur Jetoni ishte një model?

Express Rozë ka siguruar një fotografi të vjetër të aktorit ku shihet me flokë të gjatë dhe stil tërësisht ndryshe. Fotografia është pjesë e një katalogu të një studio bukurie ku Jetoni ishte imazh si një model atë kohë.

Ndryshe Jetoni është nga emrat e pakët të serialit që pjesë e tij kanë qëndruar që nga fillimi i sezonës dhe pritet që me rolin e “Drenicakut” të vazhdojë edhe ne sezonin e ri të këtij projekti./GazetaExpress/.

the authorE B