Aktuale

E fusin me forcë në veturë, policia arreston tre persona

Një person derisa po kthehej për në shtëpi është ndaluar nga dy persona tjerë, të cilët me forcë e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një vend tjetër.

Policia e Kosovës në raportin e sotëm njofton se rasti ka ndodhur dje në rrugën “Azem Jakupi-Lukaj” në Pejë.

Njësiti policor ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj të komunitetit egjiptian, të cilët me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Për momentin nuk bëhen të ditura motivet e këtij rasti.