Kuriozitete

“E Hëna pa Telefon”: Kush nuk e përdor telefonin në restorant, paguan 25 për qind më pak

Të shkuarit për drekë apo për një pije, me dikë që më shumë rri në telefon se sa të flet me ju, është përjetim shumë i keq. Ndonjëherë e gjejmë edhe vetën, teksa provojmë të nisim bisedën, por më shumë jemi të fokusuar në zhvillimet në rrjetet sociale.

Për këtë arsye, një restorant në Wells të Britanisë së Madhe, ka gjetur zgjidhje të zgjuar, që të ndahen të kënaqur edhe më të varurit prej telefonit, transmeton Telegrafi.

Që ky problem t’i përket të kaluarës, po inkurajohet që mysafirët të bisedojnë mes vete, duke lënë anash rrëshqitjet në ekranet e ndjeshme.

Përmes ‘Të Hënës pa Telefon’ ata të cilët pranojnë ta lënë telefonin, do t’ju zbritet 25 për qind nga pagesa. Telefonat do të mbyllen në kuti, çelësat e të cilave i kanë vetëm pjesëtarët e stafit.
Asnjë bisedë mes vete

“Jam i ngjitur pas telefonit, por një dit e lash dhe bisedova me miqtë në tavolinë ku shumë mirë. Desha që këtë përjetim ta kenë edhe tjerët, andaj e bëra ofertën” ka thënë Rich Watkin, që pronar i lokalit.

Oferta e pazakontë është pëlqyer në masë të madhe, duke bërë dita e parë e javës të jetë gjithmonë e mbushur me mysafirë që duan vetëm të bisedojnë.