Aktuale

E kishte quajtur mashtrues Kurtin, Haradinaj nuk zbrapset: Qasja e tij është e tillë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sot pas mbledhjes së qeverisë, lidhur me mundësinë që partia e tij të lidh koalicion qeverisës me Vetëvendosjen.

Para mediave, Haradinaj ka thënë se ai nuk ka momentalisht komunikim me Vetëvendosjen ose me Kurtin për bashkëqeverisje.

Ai thotë se i qëndron ende deklaratave të tij të mëhershme, në të cilat Kurtin e quante mashtrues.

“Nuk kemi komunikim me Vetëvendosjen ose me Kuritn për bashkëqeverisje. Unë kam deklaruar se projekti që ka paraqitur është mashtrim me kohë dhe zotin Kurti e kam quajtur mashtrues sepse qasja e tij është e tillë. Pozicioni jonë është opozitë, por s’kam pasur komunikim me Kurtin”, ka thënë Haradinaj. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN