ShowBiz

E kritikuan për dhëmbin e arit, kështu kundërpërgjigjet Rita

Këngëtarja e njohur Rita Ora ditë më parë është kritikuar shumë nga fansat e saj për shkak se ajo për festën e Krishtlindjeve kishte bërë të ditur se tash e tutje ka një dhëmb të arit.
Kjo nuk ishte pëlqyer aspak nga fansat të cilët ishin drejtuar me kritika të shumta ndaj këngëtares, transmeton Gazeta Express.

“Më vjen keq por dhëmbi i artë duhet të largohet. Shum katastrof pot rrin”,“Gjyshja jeme e ka qe 35vjett edhe nuk e reklamon qishtuu…”,“Gabim shumë gabim, duket e tmerrshme dhe o Zot unë shpresoj që kjo nuk është e përhershme”, ishin disa nga komentet që i kishin bërë fansat.

Mirëpo, Rita duket se nuk është mërzitur shumë nga ajo që kanë thënë fansat.

Ajo në llogarinë e saj në Instastory përsëri ka publikuar një fotografi ku vë në pah dhëmbin e arit.

the authorE B