Rajon & Botë

BE e lehtësuar pas zgjedhjes së Macron

Të martën është Dita e Evropës, dhe këtë vit liderët e Bashkimit Evropian shpalosën dhuratën e tyre një ditë më herët.

Votuesit francez zgjodhën për president të Francës Emmanuel Macron, platforma e të cilit përkrah një BE më të fortë dhe një linjë të ashpër negociatash për daljen e Britanisë nga blloku. Ndoshta po kaq i rëndësishëm është fakti se ata refuzuan ekstremin e djathtë, konkurrenten Marine Le Pen, që njihet për përplasjet e saj me BE-në.

“Por nëse tapat e shampanjës po kërcejnë në Bruksel, ruhuni nga kokë dhimbja”, thuhet në një shkrim në Associated Press.

“Negociatat Brexit mund të shkojnë tmerrësisht keq. Zgjedhjet italiane mund të shohin se si një lëvizje anti-euro bëhet partia më e madhe. Financat greke mund të rrënojnë vlerën e monedhës së përbashkët evropiane”

Sipas AP-së përkundër mbështetjes së madhe për Macron në të gjithë kontinentin, kreu i ri francez mbetet një rishtar politik, i papërvojë dhe i paprovuar në çështjet evropiane. Dhe, edhe pse ai feston Bashkimin Evropian, ai ka thënë se blloku ka nevojë për një përshtatje rrënjësore .

Macron e kupton se ai do të duhet të bëjë më shumë dhe ka vendosur ta bëjë Berlinin portin e tij të parë të thirrjes. Por si ish-presidenti i Francës Françoise Hollande, ai do të duhet ta përforcojë veten në vend përpara se të bëhet një kampion në fuqi i Evropës.