Sport

“E mposhtim Greqinë dhe shkojmë në Botëror”

Kroacia do të përballet me Greqinë të enjten e 09 nëntorit, në takimin e parë të vlefshëm për Play off-in e botërorit ‘Rusi 2018’

Mesfushori i Interit, Ivan Perisiç është shprehur optimist për këtë takim, ndërsa ka kërkuar që Kroacia ta sigurojë kualifikimin që në ndeshjen e parë, në shtëpinë e saj.

“Do të jetë një sfidë interesante, por dua që të fitojmë patjetër në shtëpi, për të mos e lënë çështjen e kualifikimit, për ndeshjen e kthimit në Greqi. E dimë që ata janë mjaft të fortë në mbrojtje, por edhe ne jemi shumë të mirë në sulm, ndaj duhet të përballemi pa frikë dhe të marrim maksimumin në këtë takim të parë”, tha kroati.

Ivan Perisiç vlerësoi gjendjen e skuadrës kroate para këtij takimi vendimtar dhe u shpreh se futbollistët janë të gjithë në formë dhe të motivuar për të marrë më të mirën. Takimi i kthimit mes këtyre dy ekipeve do të luhet 3 ditë më pas, më datë 12 nëntor, në Athinë. /Express/