Rajon & Botë

E pabesueshme, Amerika ia ndalon hyrjen Javier Solanës, ish-sekretarit të NATO’s

SHBA ia ka ndaluar hyrjen ish-sekretarit gjeneral të NATO’s dhe ish-ministrit spanjoll, Javier Solana, për shkak të vizitës së tij në Iran, që është shteti që i prin listës së zezë së presidentit amerikan, Donald Trump.

Solanës, i cili kishte planifikuar që të mbante një fjalim në Washington, i është refuzuar viza amerikane në mënyrë automatike për shkak se më parë kishte vizituar shtetin e urryer të Trumpit, ka raportuar Gazeta spanjolle El Pais, transmeton Gazeta Express.

Duke u bazuar në programin e vizave amerikane (VWP) , qytetarët e 38 shteteve mund të udhëtojnë në SHBA për turizëm, biznes pa marrë viza. Por, nëse këta qytetarë vizitojnë po ashtu njërin nga shtatë shtetet që janë në listën e zezë të Amerikës, pra Iranin, Sirinë, Irakun, Libinë, Somalinë, Sudanin dhe Jemenin, atëherë u duhet që të apikojnë për një kërkesë tjetër nëse duan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë e ka pësuar edhe ish-sekretarit të NATO’s, të cilit i është ndaluar hyrja në Amerikë.