Kuriozitete

E pabesueshme, por çdo vit njeriu derdh 83 litra lot

Në organizmin tonë vazhdimisht ndodhin procese të ndryshme, të cilave nuk iu kushtojmë vëmendje.

Megjithatë, shkencëtarët që merren me shifrat, erdhën në përfundim se sa u rriten flokët njerëzve çdo vit dhe sa lëngje dalin nga trupi.

Ata erdhën në përfundim se për 365 ditë, flokët rriten 15.2 centimetra dhe thonjtë për 3.8 centimetra.

Lëkura është vazhdimisht rigjeneruese dhe një shtresë vjetore e mbetjeve të qelizave të ngordhura peshon deri 3.9 kilogramë.

Çdo vit ne derdhim mesatarisht 83 litra lot, nxjerrim 363 litra djersë dhe 227 litra pështymë.

Kur bëhet fjalë për nevojat fiziologjike, mesatarisht lëshojmë 503 litra urinë dhe 163 kilogramë feçe.

the authorBurbuqe Metolli