E përkryera Rita Ora

Këngëtarja dhe modelja e shumë kompanive të njohura Rita Ora përveç zërit të mrekullueshëm ajo asnjëherë nuk e lë dukjen e saj pas dore.

Rita, sa i përket modës është shumë aktive si modele e kompanisë ADIDAS, TENEZIS dhe së fundmi është bërë edhe pjesë e jurisë në America’s Next Top Model, njofton KosovaPress.

Në rrjetin social Instagram Rita ka publikuar dy fotografi në të cilën shihet me një fustan të gjatë të zi dhe në fund të tij me dekor ngjyrë të bardhë, por ajo çka bie më shumë në sy është palltoja e saj ngjyrë të gjelbër, e cila e bën të duket Ritën plotësisht si një diva.