ShowBiz

E quajti plakë, por këngëtarja ia mbyll gojën me stil komentuesit

Këngëtarja e hitit “Just give me a reason”, Pink ka mbetur prej vitesh ndër më të preferuarat e publikut dhe ndër më të komentuarat e showbizit jo vetëm për jetën private, por së fundmi edhe për pamjen e saj.

Dikush në Twitter e ka quajtur Pinkun “plakë” dhe këngëtarja nuk ja ka kursyer përgjigjen.

“Aq plakë sa tani nuk duhet të quhet më Pink (rozë) por Purple (lejla)”, shkruante ai.

“Epo kanë mbetur pak njerëz në botë që kanë zgjedhur të plaken natyralisht. Dhe unë kam fituar çdo 38 vite të jetës sime”, ja ktheu Pink.

Më vonë këngëtarja postoi një status ku shkruante: “Mendoj se është bekim të plakesh. Nëse fytyra jote ka rrudha poshtë syve dhe anash gojës tregon se ke qeshur shumë. Lutem që të dukem edhe më e plakur pas 10 vitesh sepse do të thotë që jam gjallë”.

Kujtojmë që Pink është e martuar prej 12 vitesh me Carey Hart me të cilin ka dy fëmijë.

the authorE B