ShowBiz

E quajti veten me fat që e takoi Bregovicin, por pastaj ndërroi mendje? (Foto)

Për shumëkënd, Goran Bregovic konsiderohet si simbol i inspirimit për çetnikët serbë në apetitin e tyre për spastrim etnik në Kosovë, Kroaci e Bosnje e Hercegovinë, por ky fakt nuk ka paraqitur pengesë që madje edhe shqiptarët ta admirojnë atë.

Kryeministri Edi Rama, dikur i pari i Tiranës, i kishte dhënë çelësin e qytetit, derisa ishte organizuar edhe një koncert, ku salla e mbushur çmendej nën ritmet e këngës “Kallashnikov”.

Pavarësisht reagimeve të vazhdueshme, sidomos të shqiptarëve nga Kosova, ai vazhdon të pëlqehet nga bashkëkombësit tanë. E fundit që ka shfaqur admirim për të ka qenë prezantuesja Arbana Osmani.

Ajo e ka takuar Bregovicin në Slloveni dhe nuk e ka humbur rastin ta bëjë një fotografi, derisa postimit në Instagram e ka bërë me mbishkrimin: “Shikoni kë e takova. Vajzë me fat”.

Mirëpo, duket se pas reagimeve të shumta, ajo ka vendosur që ta fshijë fotografinë.

ar

alb1