Sport

E rrallë: 73 vjeçari thyen rekord botëror në futboll

Vitet janë veç numra.

Këtë së paku mund ta thotë Itzhak Hayk, i cili edhe pse po i afrohet moshës 74 vjeçare, po vazhdon të luajë në futbollin aktiv.

Hayk, i lindur në Irak, por shtetas i Izraelit që nga viti 1950, po vazhdon të jetë aktiv në futboll, pavarësisht moshës së shtyrë.

73 vjeçari, është pjesë e Ramat në ligën e pestë të futbollit në Izrael, shkruan lajmi.net.

Hayk së fundi, ka marrë edhe çmimin ‘Guinness World Record’, si lojtari më i vjetër aktiv që është paraqitur në një ndeshje zyrtare.

the authorBurbuqe Metolli