Aktuale

E tmerrshme, cigarja në spital pihet si në çajtore

Motoja “Duhani dëmton seriozisht shëndetin” nuk përfillet as në ambientet ku qytetarët marrin shërbime mjekësore.

Në Spitalin e Pejës, konkretisht në repartin Urologjik konsumohet duhani me të madhe, shkruan Indeksonline.

Në disa fotografi që një lexues i Indeksonline i ka dërguar, shihen mbetjet e cigareve që aty personat kanë konsumuar.

Ndonëse është e ndaluar që duhani të konsumohet brenda ambientit të spitalit, për qytetarët e Pejës nuk vlenë./Indeksonline/