Rajon & Botë

E tmerrshme: Florida e harron uraganin, ja rreziku i ri me të cilin po përballen banorët (Video)

Pasi që uragani Irma goditi Floridën duke bërë që të mbyten shumë vendbanime, në një rrugë u shfaqen disa pamje jo të zakonshme.

Në fakt, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një aligator i cili shëtitet lirshëm rrugëve, gjë që ka shkaktuar panik në mesin e banorëve lokalë.

Megjithatë, këto krijesa nuk janë vetëm një rrezik për të cilin banorët e Floridës duhet të tregojnë kujdes.

Autoritetet kanë paralajmëruar se pas uraganit, edhe gjarpërinjtë janë duke lëvizur lirshëm nëpër zonat e banimit.

Gjithashtu, sipas autoriteteve, edhe një numër i kafshëve të egra kanë mundur të lirohen shkaku i uraganit.