ShowBiz

E vërteta pas fustanit të verdhë të Rihannës që bëri historinë

Dizajnerja kineze, Guo Pei ka praktikuar veprimtarinë se saj për më shumë se 30 vjet në Kinë, deri sa Rihanna veshi pelerinën e verdhë të dizajnuar nga ajo në tepihun e kuq, 2 vite më parë.

Ky fustan nuk ishte dizajnuar veçanërisht për këngëtaren por kishte qenë në atelenë e dizajneres për më shumë se tri vite derisa një nga agjentët e Rihannës e kishte propozuar fustanin për t’iu përshtatur temës së Met Gala-së në vitin 2015 që ishte “Të shohësh Kinën përmes Llupës”, transmeton Kosova Press.

Dizajnerja 50 vjeçare kryesisht punon fustane për elitën kineze që preferojnë produktet vendore mirëpo suksesi i saj u përmbush pasi Rihanna veshi fustanin e saj në ngjarjen e jashtëzakonshme duke e bërë Pein dizajneren e parë kineze që merr pjesë në Javën e Modës në New York, raporton The Guardian.

Fustani peshon 25 kilogram, është i gjatë pothuajse 5 metra dhe përmban më shumë se 50,000 orë punë dore dhe është realizuar për 2 vite. Përkundër faktit se Rihanna ia doli ta mbante fustanin e veshur dhe të dukej mrekullueshëm në të, një modele që e kishte provuar nuk kishte pasur mundësi ta mbante deri në fund dhe shfaqja e modës ishte ndërprerë. Pui është shprehur se fustani është kaq i rëndë dhe madhështor sepse kur ajo e dizajnoi kishte në mend një grua që mund ta mbajë pesha të rënda, sikur ajo është e zonja ta mbajë tërë botën në krahët e saj.