ShowBiz

“Edhe femnat ja kanë nisë me repovat, diçka s’o n’rregull”: Deklarata e Ledri Vulës që po kritikohet nga të gjithë

Ledri Vula nervozon fansat, sidomos femrat.

Gjatë një interviste, Ledri Vula ka folur për muzikën rap dhe se si ka ndryshuar repi prej kur ai bën këtë muzikë.

Megjithatë duke dashur të shpjegojë diçka, Ledri ‘ia ka huç’ me një deklaratë e cila po merr kritika gjithandej, sidomos në internet.

Ledri tha se muzika rep ka ndryshuar shumë dhe ‘çdokush është duke bërë rap sot’: “edhe femnat ja kan nisë me repovatë, dicka so n’rregull”, duke aluduar se femrat nuk mund ose nuk duhet të bëjnë këtë lloj të muzikës.

Kryesisht gjinia femërore, nga të cilat Ledri ka shumë fansa, po edhe meshkujt janë të mendimit se Ledri është shprehur shumë diskriminues në këtë deklaratë.

Megjithëse disa janë munduar të e arsyetojnë Ledrin, duke thënë se nuk ëshët shprehur siç duhet, por qëllimi i tij ka qenë për të thënë se femrat që bëjnë sot këtë lloj të muzikës, në Kosovë, nuk janë edhe shumë të afta dhe nuk po bëjnë muzikë kualitative./Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli