Rajon & Botë

Edhe Finlanda po largohet nga BE?

Një peticion për të mbajtur një referendum nëse Finlanda duhet të largohet nga BE-ja duket se do të mbetet thjesht një ide, pasi  nuk arriti në parlament.

Ai nuk arriti të tërheqë nënshkrimet e mjaftueshme brenda afatit të së mërkurës për aë cuar zyrtarisht  propozimin në parlament.

Peticioni “Fixit”  nisi në qershor nga organizata rinore e partisë bashkë-qeverisëse të vendit,  euroskeptikëve të “Finns”,  pas votimit të britanikëve për t’u larguar nga BE-ja.

Propozimi mblodhi më pak se 34.000 përkrahës në gjashtë muaj. Numri i kërkuar ishte 50,000.

Sipas një sondazhi të kryer nga gazeta “Iltalehti”, pak kohë pas votimit Brexit më 23 qershor, 69 përqind e finlandezëve aprovuan mbajtjen e referendumit për daljen nga  BE-ja dhe 68 për qind  mbështetën anëtarësimin në union. / SYRI.net- Reuters