Rajon & Botë

Edhe BE-ja i bën thirrje Rusisë që t’i japë fund luftimeve në lindje të Ukrainës

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili është duke i udhëhequr takimet e liderëve të BE-së, i ka bërë thirrje sot Rusisë që ta përdorë ndikimin e vet me rebelët në lindje të Ukrainës, në mënyrë që t’i ndalë luftimet e fundit atje.

“Edhe një herë na është rikujtuar sfida e vazhdueshme e agresionit rus në lindje të Ukrainës,” ka thënë Tusk në një konferencë për media, transmeton Express.

“Luftimet duhet të ndalen menjëherë. Armëpushimi duhet të respektohet patjetër,” ka thënë ai.

Ai ka thënë se Rusia duhet ta përdorë ndikimin që ka në rebelët për t’i ndalur luftimet.

“Rusia duhet ta përdorë ndikimin e vet për t’i largojë nga luftimet separatistët që i mbështet,” ka thënë ai./Gazeta Express/