Arsim & Kulturë

Edhe katër nxënës fillojnë studimet në universitetet evropiane

Krahas dhjetëra nxënësve të shkollës “British School of Kosova” të cilët po vazhdojnë studimet e tyre në universitetit më prestigjioze të Evropës, listës iu shtuan edhe katër emra të rinj që do të kenë mundësi të studiojnë jashtë vendit.

Bëhet fjalë për nxënësit: Anda Murtezani, Arnis Fushtica, Leutrim Halimi dhe Lavdije Ahmedi të cilët do vazhdojnë studimet e tyre në universitetet: Rotterdam University- Holandë, Eötvös Loránd- Hungari, Hochschule Luzern – Zvicër, Bahçeşehir- Turqi.

Nxënësit shprehen falënderime te veçanta shkollës e në veçanti mësimdhënësve të cilët dhanë një kontribut në zhvillimin e tyre profesional.

Ndërsa, drejtoria e shkollës “British School of Kosova” u shpreh se është shumë krenare për arritjet e nxënësve që do vazhdojnë studimet pranë këtyre universiteteve. Ata gjithashtu theksuan se janë të bindur se nxënësit e kësaj shkolle do të ia dalin dhe do vazhdojnë të na bëjnë krenar me arritjet e tyre edhe në të ardhmen.

Stafi i shkollës “British School of Kosova” ju uron suksese të gjithëve në rrugëtimin e tyre të ri.

the authorE B