Sport

Edhe një futbollist lë Evropën për milionat e Kinës

Kampionati kinez gjithnjë e më shumë po përforcohet me futbollistë cilësorë nga Evropa.

Së fundmi në Kinë është transferuar edhe sulmuesi i njohur brazilian Hulk nga Zenit St Petersubrg.

Por hapat e tij duket se do t’i ndjekë edhe bashkëkombësi i vet, Luiz Gustavo.

Mesfushori brazilian i Wolfsburgut, është drejt kalimit në Kinë tek skuadra Guangzhou Evergrande.

Ekipi kinez ka ofruar 35 milionë euro te Wolfsburgu, shifër që është pranuar ndërsa është në negociata me lojtarin.

Gjatë ditëve në vijim pritet të zyrtarizohet transferimi i 28-vjeçarit në kontinentin aziatik. /Telegrafi/