ShowBiz

Edhe një kosovare ne skenën botërore me muzikë (Video)

Si duket suksesi i këngëtareve kosovare jashtë vendit nuk ka të ndalur. Së fundi këngëtarja kosovare e cila jeton në Montreal të Kanadasë, Mimoza H, ka lansuar këngën e saj The Wild Woman, një interpretim mjaft i veçante dhe unik.

Edhe pse kënga nuk duket sa ka bërë bujë të madhe, projekti i saj duket ambicioz dhe i bërë mirë.

Express mëson se xhirimet janë bërë nga i dashuri i saj, rexhisori i filmit, kanadazi Stephane Lapointe, i cili duket se e ka bërë videon e sajë me përkushtim, pasi që vërehet një punë e mire e kamerës, ngjyrave dhe performacës së Mimozës dhe një vajze tjetër, e cila performon nudo në video.