Aktuale

Edhe një kryetar komune paralajmëron protestë për rrymën

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka paralajmëruar protestë nëse KEDS-i nuk siguron rrymë për banorët e kësaj komune.

“Pas situatës së krijuar me gjendjen e rrymës në komunën e Deçanit, sot ftova në zyrën time përfaqësuesit e KEDS-it, me këtë rast adresova kërkesën për ndërhyrje emergjente në afat sa më të shpejtë,në të kundërten do të ftoj qytetarët në protestë”, ka shkruar kreu i kësaj komune në llogarinë e tij në Facebook.

Bashkim Ramosaj është kryetar i dytë që ë e bënë një paralajmërim të tillë pas Bali Muharremajt të Sukarekës.