Aktuale

Edhe një refuzim për Thaçin, dekoratën s’ia duan as familja e një njeriu të mediave

Presidenti Hashim Thaçi për 10-vjetorin e Pavarësisë, në mesin e shumë personaliteteve ka dekoruar edhe ish-drejtorin e RTK-së, Agim Zatriqin.

Në mesin e atyre që kanë refuzuar të dekorohen nga Thaci, është edhe familja e Agim Zatriqit, shkruan gazetametro.net.

Gruaja e ish-drejtorit të RTK-së, Burbuqe Namani–Zatriqi, ka thënë se refuzon këtë dekoratë për, siç thotë ajo, arsye parimore.

“Nga mediet kam mësuar se me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka ndarë një dekoratë për bashkëshortin tim të ndjerë. Arsyet parimore bëjnë që këtë dekoratë të ndarë për bashkëshortin tim të ndjerë të mos e pranoj”, ka shkruar ajo.

E njëlloj si familja Zatriqi kishin vepruar më herët edhe Jakup Krasniqi, Veton Surroi, Rexhep Selimi e Hidajet Hyseni./gazetametro.net