Aktuale

Edhe një votë minus nga LDK-ja për demarkacionin

Partnerëve të koalicionit por edhe mbështetësve të tjerë të demarkacionit u duhet të lutën që të mos ketë ndonjë vonesë në linjat ajrore nga Londra për në Prishtinë.Nga atje, pritet të vijë deputetja Mimoza Kusari- Lila, e cila është anëtare e Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan AktivPress.Kusari- Lila ka shkuar në Londër për të marrë pjesë në Samitin ndërkombëtar “Ndal dhunën ndaj grave”.

Pjesëmarrjen në këtë samit e ka konfirmuar vet ajo në Twiter.“20 orë udhëtim për më pak se 24 orë qëndrim në Londër për Samitin Ndërkombëtar ndalë dhunën ndaj grave”, ka shkruar Kusari- Lila.

Nëse nuk ka ndonjë vonesë në linjat ajrore, siç mund të ndodhë fare lehtë, atëherë deputetja pritet të jetë në Prishtinë në mesditë.

Muajin e kaluar, Kuvendi e kishte shtyrë për orë të tëra seancën plenare në pritje të disa deputetëve që kishin shkuar në Mal të Zi në një vizitë zyrtare.Por edhe kur mburriten ata, seanca u shty për shkak se nuk ishin siguruar së paku 80 vota për ratifikimin e marrëveshjes.Njësoj është gjendja edhe tani.

Bile tash ka dalë edhe një deputet që publikisht ka pohuar se nuk do të votoj për demarkacionin.

Është fjala për Ramiz Kelmendin. Ai ka thënë se nëse e voton këtë marrëveshje, i rrezikon fëmijët e tij.Sot do të jetë tentimi i katërt për ta ratifikuar një dokument i cili sipas zyrtarëve të BE-së, cilësohet si çelës për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

the authorE B