Aktuale

Edhe pas vendimit të Gjykatës franceze, Serbia s’heq dorë nga Haradinaj

Ministria e Drejtësisë së Serbisë kanë thënë se janë duke vazhduar hetimet ndaj liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt.

Sipas serbëve, pavarësisht vendimit të gjykatës franceze që ai të mos ekstradohet në Serbi, drejtësia atje do të vazhdojë ta ndjekë Haradinajn.

Tanjug ka konfirmuar nga gjyqësia në Serbi se urdhërarresti ndërkombëtar për Haradinajn vazhdon të mbetet në fuqi dhe se prokuroria vazhdon me procedurat.

Kujtojmë që Haradinaj është liruar më 27 prill të këtij viti, ku Gjykata franceze mori vendim që mos ta ekstradojë në Serbi.

the authorE B