Aktuale

Edhe Rashiq ka disa fjalë për deportimin e zyrtarit serb, Marko Gjuriq!

Skandal i indeksuar mirë shihet situata e krijuar në veri të Kosovës me ndalimin dhe deportimin e zyrtarit serb, Marko Gjuriq.Ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se është një skenar i shkruar nga të dyja palët.

Ndonëse, sipas tij, një situatë e tillë më shumë i ka interesuar Beogradit sesa Prishtinës.

“Ka dalë si një skandal, pasi Gjuriqi është një përfaqësues, për të cilin është marrë vesh në Bruksel. Ajo që ka ndodh ka qenë më shumë si një skenar, pasi kur e analizon prej të hënës deri sot, po duket sikur një skenar në të cilin ka pas detyrë secila prej palëve ta luajë rolin e vetë, për çka mund të përdoret si një arsye për ngritje të konfliktit”, deklaroi Rashiq.

“Të dyja palët”, ka thënë Rashiq, i pyetur se nga kush mund të jetë shkruar një skenar i tillë.“Prapë politikanët kanë arritur të na bëjnë argatë të tyre ku ambientin e konfliktit e bëjnë brenda një dite”, nënvizoi ai.