Sport

Edhe Stoke City i Shaqirit tallet me foton e Cristiano Ronaldos (Foto)

Ronaldo vazhdon të befasojë me postimet e tij në rrjetet sociale.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka vazhduar ta promovojë brendin e tij ‘CR7’, por fotoja e postuar së fundmi në rrjetet sociale, ka ngjallë reagime nga më të ndryshmet, përcjell Gazeta Express.

Përveç tifozëve, që kanë lënë komente të shumta në foton e portugezit, edhe klubi i Xherdan Shaqiri, Stoke City, ka gjetur kohë që të bëjë shaka me CR7.

Në fakt, Stoke City, ka ripostuar këtë foto në Twitterin zyrtar, ku ka kërkuar nga Peter Crouch që të pozojë si Cristiano, shkruan Express.

Ky reagim erdhi pasi ditë më parë vetë Peter Crouch në një foto të ngjashme të Ronaldos, duke bërë shaka, kërkoi nga tifozët që t’ia bëjnë like ose share nëse duan që edhe ai të pozojë si tre herë fituesi i Topit të Artë.

Ronaldo nuk po kalon formë të mirë këtë edicion në fushën e gjelbër, por edhe jashtë saj nuk po mungojnë kritikat. /Express/