Edi Rama dhe Majlinda Kelmendi, foto e ditës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zgjedhur si fotografi të ditës, atë me xhudisten, Majlinda Kelmendi.

Foto është realizuar mbrëmë në pritjen shtetërore të pavarësisë të organizuar nga presidenti, Hashim Thaçi.

Përndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz./KosovaPress/