Ekonomi

Ejupi: Me strukturën e re fatura e rrymës rritet për 36.2 %

Zyra e Rregullatorit për Energji në seancën publike dëgjimore, ka propozuar strukturën e re tarifore për heqjen e tarifës sezonale.

Heqja e tarifës sezonale nënkupton heqjen e sezonit dimëror dhe veror të tarifave. Me propozimin e strukturës së re tarifore parashihet që rryma të tarifohet për shfrytëzim ditë dhe natë.ZRrE parasheh çmimin e konsumit ditor prej 7 centë për kilovat, ndërsa, 3 centë për kilovat për konsumin e natës.

Po ashtu gjatë kësaj seance publike, ZRrE ka propozuar ulje të tarifës fikse nga 2.5 euro në 1.8 euro.Por Burim Ejupi nga Instituti INDEP, ka hedhë poshtë vlerësimet e ZRrE-së se me këto ndryshime nuk do të ketë rritje të tarifës. Sipas tij me hyrjen në fuqi të këtij propozimi, do të ketë rritje të faturave për 36.2 përiqnd.

Ndërsa Krenar Bujupi, ushtrues i detyrës i Bordit të ZRrE-së,  në mënyrë të përseritur ka hedhur poshtë kalkulimet e Ejupit, duke thënë se  struktura tarifore nuk parasheh rritje.

Po ashtu ai ka treguar arsyen e propozim ndryshimeve ku sipas tij,  ky propozim ka ardhur  si nevojë për liberalizimin e tregut dhe se  Rregullatori ka arritur në një përfundim se struktura e tanishme tarifore duhet të thjeshtësohet.

Me propozimin e ri tarifor do të eliminohen tarifat sipas blloqeve të nivelit të konsumit dhe do të kalohet në tarifa mesatare. KosovaPress/