Aktuale

Ekipi i Mjekësisë Ligjore arrin tek trupi i pajetë i Arian Dacit

Një ekip i Mjekësisë Ligjore ka arritur në Brezovicë për t’ia bërë ekzaminimin trupit të pajetë të Arian Dacit, i cili u mbyt sot pasdite nga një ortek i borës.

Klan Kosova ka mësuar se trupi i pajetë i djalit të ish Kryeparlamentarit Nexhat Dacit, ndodhet në bodrumin e një hoteli në Brezovicë.

Ndërsa ekipit të forenzikës i është dashur që ta përdor një motor ski për t’iu afruar hotelit, pasi që ka qenë e pamundur lëvizja me veturë për shkak të nivelit të madh të borës.

the authorBurbuqe Metolli