Aktuale

Ekipi i Zyrës së Gjuriqit pjesë e kremtës fetare në Mitrovicën Veriore

Zëvendës Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Dusan Kozarev dhe Damjan Joviq dhe asistent drejtori Petar Petkoviq do të marrin pjesë nesës në kremtimin e festës fetare Shën Dhimitri-Mitrovdan që mbahet në Mitrovicën Veriore.

Ky aktivitet nis në orën 08:00 të mëngjesit me iturgjinë që mbahet në Kishën e Shën Dimitrit, raporton agjencia e lajmeve “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.

Pas kësaj, Kozarev, Joviçqdhe Petkoviq do të jenë pjesë e procesionit  që do të kalojë përmes qytetit do të jetë pjesë e thyerjes së tortës tek monumenti i princit Llazar, thuhet në një njoftim të zyrës që drejtohet nga Marko Gjuriq.