Ekonomi

Ekonomia digjitale faktorë për zhvillimin e një vendi

Ekonomia digjitale është faktor për zhvillimin e Kosovës, andaj e ardhmja e shteteve evropiane varet nga inovacioni teknologjisë informative.

Kështu tha Mergim Cahani nga kompania Gjirafa sot në konferencën për medie të organizuar nga kjo kompani, ku me këtë rast lansuan produktin e ri 360® për digjitalizimin e 30 mijë bizneseve në Kosovë.

Cahani tha se nuk është e dyshimtë tashmë që inovacioni i teknologjive dhe ekonomia digjitale në fakt quhet revolucioni i katërt (teknologjik) ,dhe kjo kompani, sipas tij, ndihet me fat që ka dhënë kontribut si Gjirafë për shtetin e Kosovës për zhvillimin nga aspekti i ekonomisë digjitale.

“Është bërë një aksion sot, që ekonomia digjitale apo ekonomia e internetit defakto është njëri prej faktorëve kryesor për zhvillimin e një vendi. Deri para një kohe kjo ka mundur të jetë një opinion apo një mendim, mirëpo tashmë me raporte të ndryshme statistikore si dhe nga komisionari i ekonomisë digjitale të bashkimit evropian thotë se e ardhja e shteteve evropiane varet direkt nga adaptimi dhe përkushtimi i tyre në inovacion dhe teknologji”, tha Cahani.

Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci duke përgëzuar kompaninë në fjalë për këtë produkt të ri theksoi se ky shërbim për sektorin privat ka karakter zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik. Ai tha se ky produkt është një risi në shërbim të bizneseve dhe në shërbim të klientëve.

“Në fakt në këto ditë të vështirë kur vëmendja e të gjithëve është e orientuar në probleme të tjera të cilat e preokupojnë vendin tonë, mendojë se gjëja më e mirë që po bëjmë në këtë drejtim e sidomos vet sektori privat që nuk ka të ndalur, duke prezantuar mundësi të reja të zhvillimit të cilat edhe e zhvillojnë biznesin normalisht, por në të njëjtën kohë ndihmojnë edhe zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik. Sidmos një projekt si ky që ndoshta shumë kush mund ta cilësoj si një projekt…, në fakt është diçka që ne e shohim pothuajse në të gjitha vendet e Evropës, ndërkaq në vendin tonë ka munguar”, theksoi Stavileci.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, sipas ministrit, do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik të vendit tonë, duke avancuar fushën teknologjisë dhe komunikimit elektronik. MZHE ka adaptuar strategjinë dhe janë në përgatitje të saj.

Kreu i Departamentit të Biznesit në Gjirafa, Debatik Hoxha, theksoi se nëse përdoruesit e Internetit kanë problem të gjejnë biznese dhe pika të interesit në Kosovë, prandaj GjirafaPikBiz digjitalizon komplet Kosovën.

Për dallim nga alternativat, GjirafaPikBiz mundëson kërkim efikas dhe të shpejtë përmes lokacionit momental të përdoruesit, lidhjes përmes hartës si dhe pamje 360. Veçori e GjirafaPikBiz është mundësia të kërkohet me emër të produkteve apo shërbimeve.