Aktuale

Ekspertët nga Kosova po verifikojnë banesat e dëmtuara nga tërmeti në Durrës

Dy inspektorë nga Kosova kanë mbërritur në Durrës për të ndihmuar në këtë operacion të vështirë. Do të ketë një trajnim në lidhje me procedurën administrative se çfarë inspektime do të kryhen dhe konstatimet që do të jepen në lidhje me objektet.

Gazetarja Kristi Gongo ndodhet në terren për të mësuar më tepër rreth procedurave që do të kryhen.

“Ne do të mundohemi që përvojën tonë si strukturist si dhe përvojën që kemi në terren do të mundohemi të ndihmojmë autoritet vendore. Një pjesë e inxhinierëve jemi nga Ministria e Infrastrukturës, grupet do të jenë të kombinuara edhe me inxhinierë të vendeve të tjerë, dëgjuam që kanë ardhur edhe prej Izraelit. Do të punojmë në grupe 4 dhe 4”, është shprehur një prej Inspektorëve nga Kosova.

“Dje kemi pas takim me zv. Ministrin dhe na është caktuar një hapësirë e caktuar, por ende nuk është ndarë se cilat zona dhe rajone do të inspektojmë. Do të jemi masiv në numër nëse kërkohet, por është një emergjencë dhe jo të gjithë kanë mundur të arrijnë të inspektojnë të gjithë objektet. Por ka edhe objekte të cilat kanë vetëm plasaritje suvaje por duhet që njerëzve të jua shëndoshim zemrën në formën e inspektimeve dhe besoj se gjithçka do të rregullohet”, është shprehur një tjetër inspektor./Front Online/

the authorGazetaKNN