Rajon & Botë

Ekstremistët e djathtë kanë vrarë më shumë se ekstremistët fetarë në Evropë, prapë nuk quhen terroristë

Ekstremistët e krahut të djathtë përfaqësojnë një aspekt të konsiderueshëm të kërcënimit që përbën një ekstremist vetmitar (që vepron i vetëm) dhe nuk duhet të dështohet në mbikëqyrjen e tyre, sipas një raporti.

Përkundër faktit se shkrimet e mediave përqendrohen kryesisht në kërcënimin e terrorizmit islamik, “ujqit vetmitarë” ekstremistë duhet fajësuar për më shumë vrasje dhe lëndime në Evropë se ekstremistët tjerë vetmitarë, sipas një raporti të një grupi këshillues me bazë në Londër, i cili u publikua dje në Telesurtv, përcjell Gazeta Express.

Sipas hulumtimit të Institutit të Shërbimeve të Royal United, i cili i ka analizuar 120 raste të ekstremistëve vetmitarë nëpër Evropë nga fillimi i vitit 2000 deri në fund të vitit 2014, ekstremistët e krahut të djathë kanë qenë përgjegjës për sulmet të cilat kanë shkaktuar 260 lëndime dhe 94 vdekje.

Në periudhën e njëjtë, “sulmet e frymëzuar nga feja” rezultuan në lëndimin e 65 personave dhe në vrasjen e 16 të tjerëve.

Por, nuk është bërë e qartë në raport se cilat fe janë përfshirë në këtë kategori.

Ekstremistët e djathtë që kanë vepruar të vetëm, kanë vrarë pesë herë më shumë se njerëz se sulmuesit “ujq vetmitar” me motiv fetar në incidente terroriste nëpër Evropë sipas raportit.

“Këto të gjetura kanë implikime të qarta për politik bërësit dhe praktikuesit, “ sipas raportit./Gazeta Express/